image Mbi 100 raste kërkuan ndihmë mjekësore në urgjencë natën e Vitit të Ri në Shqipëri, shkak alkooli

Rajon

Rajon/ Mbi 100 raste kërkuan ndihmë mjekësore në urgjencë natën e Vitit të Ri në Shqipëri, shkak alkooli

news image

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Shumëllojshmëria e gatimeve shoqëruar me alkool si para dhe pas darkës tradicionale ka bërë që disa prej qytetarëve të drejtohen në urgjencën e QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar.

Ndryshe nga rrethet e tjera ku u shënuan incidente me kapsolla, në Tiranë nuk ka pasur raste të tilla të paraqitura në Shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare.

Jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve po edhe në ditët para vitit të ri ku qytetarët janë pushim vijojnë festimet.

Në shërbimet e urgjencave si ato të kardiologjisë, kirurgjisë, djegie plastike janë ngritur stafe të posaçme me mjek dhe infermiere në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore për këdo që të ketë nevojë./Gazeta Sinjali/