image Mbi 10 persona të mbytur në plazhet e Shqipërisë

Rajon

Mbi 10 persona të mbytur në plazhet e Shqipërisë

news image

Mbi 10 persona kanë humbur jetën në plazhe që prej nisjes së sezonit turistik në muajin qershor.

Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç, por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja si 18-vjeçari i mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçari nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave.

Specialistët e shëndetit kërkojnë që pushuesit në plazhe të tregohen më tepër të kujdesshëm, sidomos në ditët kur deti nuk është i qetë.

Brataj: Nëse shikoni flamurin e kuq do të thotë që nuk duhet të futesh në det. Sepse era, rryma e dallgëve janë shumë herë më të shpeshta për të ndodhur.

Drejtori i Qendrës së Urgjencës mjekësore, Skënder Brataj tregon se në rastet kur një person rrezikon të mbytet është shumë me rëndësi dhënia e ndihmës së parë nga qytetarët, të paktën deri në momentin sa të mbërrijë ambulanca.

Brataj: Po të bëjmë hipertensionin e kokës, 2 gishtat te pjesa kockore e mandikulës, tërheqja mbrapsht, ajo tërheq edhe rrënjën e gjuhës. Gjuha më pas postohet nga kordat vokale.

Por, si duhet dhënë ndihma e parë për personat që pësojnë arrest kardiak?

Brataj: Në një arrest kardiak është shumë e rëndësishme të shtypet gjoksi. Në gjoks ndodhet zemra. Vihet personi në një plan të ngurtë, me barkun lart. Zemra mbështetet tek shtylla kurrizore dhe tek duart e qytetari apo personelit që i ka ardhur në ndihmë.

Nga 1200 thirrje për urgjencën mjekësore, 750 vijnë vetëm nga Tirana.