Hudhja e mbeturinave në vende joadekuate po vazhdon të jetë ndër problemet që po përcjellët ndër vite në Prishtinë. Duke mos i hedhur mbeturinat në shporta përkatëse, vendi rrezikon të preket nga ndonjë epidemi, shkruan Gazeta Sinjali.
Te Xhamia e Llapit në kryeqytet, vend ky i frekuentuar mjaftë shumë nga qytetarët, shihen disa mbeturina të përhapura në rrugë.
“Pamje qe nuk ndryshon dhe e shohim nder vite!”, shkruajnë në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”.
Gjendje aspak më e mirë nuk duket të jetë as në një pjesë tjetër të kryeqytetit ku pranë sinjalit “mos hudhni mbeturina”, realisht ka ndodhur e kundërta.