image Mbetjet nga festa e mbrëmshme në Skenderaj - Sinjali

Mbetjet nga festa e mbrëmshme në Skenderaj

news image

Në Skenderaj mbrëmë është festuar nga përkrahësit e Fadil Nurës, për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.

Por kjo festë ishte përcjellë edhe me të shtëna me armë zjarri, mbetjet e të cilave gjenden ende në vendin ku është festuar mbrëmë.

FOTO: Klan Kosova

Se ka pasur të shtëna është konfirmuar mbrëmë nga Policia e Kosovës për Sinjalin. Ata kanë njoftuar se një person është lënduar nga një predhë e plumbit.

Sipas policisë, nga ky incident është lënduar një person që më pas ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në në Skënderaj.

Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore  raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga  hetimet  e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Rasti është iniciuar dhe po hetohet  ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, ka thënë policia.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: