Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar kablloja e energjisë elektrike që furnizon me rrymë Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj nga gërmimet e palëve të treta, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë, fabrika tashmë është jashtë funksionit dhe së paku brenda një ore pa ujë do të mbesin Fushë Kosova në tërësi dhe lagja “Kalabria” në Prishtinë.
“Palë të treta duke gërmuar në fshatin Shkabaj e kanë dëmtuar kabllon e energjisë elektrike që furnizon me rrymë Impiantin e Trajtimit të ujit në Shkabaj. Fabrika tashmë është jashtë funksionit. Brenda një ore pa ujë do të mbesin Fushë Kosova në tërësi dhe lagjja Kalabria në Prishtinë. Me rastin janë duke u marë ekipet e KRU” Prishtina” sh.a.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ujësjellësit.