Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës dhe mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi, e ka quajtur sabotim të shtetit vonesën për formimin e institucioneve të reja.
Pë “sabotimin”, ajo ka thënë se Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq më pak Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate te medha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.Merre ose leje, #Vendos!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Sinjali/