Mëngjesin e së dielës në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe dy avionë me afganë, mes tyre ka edhe fëmijë.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino.
Mediat në Shqipëri raportojnë se avioni kishte 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Gjithashtu në Shqipëri ka mbërritur avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosën në Tiranë.
182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri deri më tani. /Gazeta Sinjali/