image Mbappe zgjedhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1

Futboll

Mbappe zgjedhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1

news image

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Sulmuesi kishte një sezon të frikshëm numrash, ku një xhiro pa përfunduar sezoni, ai është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kampionatit.

Francezi ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar edhe 17 asistime në 34 ndeshje.

Kjo është hera e tretë që Mbappe fiton çmimin e lojtarit të sezonit në Francë, pasi paraprakisht e kishte bërë edhe në vitin 2019 dhe 2021.

Mbappe pas ceremonisë deklaroi se tashmë ka marrë vendimin për destinacionin e tij të ardhshëm dhe këtë do ta bëjë publike para se të grumbullohet me kombëtaren e Francës për ndeshjet e qershorit të Ligës së Kombeve.

/GazetaSinjaliSport/