Kylian Mbappe e vazhdoi aventurën e tij në PSG, duke e refuzuar Real Madridin.
23-vjeçari nënshkroi kontratë tre-vjeçare me parisienët.
Francezi pas rinovimit së fundi ka dhënë disa deklarata interesante, duke përmendur edhe skuadrën madrilene.
Megjithatë, duket se në garë nuk kanë qenë vetëm PSG dhe Liverpooli për të, por edhe Liverpooli, ka konfirmuar lojtari.
“Nuk ishin vetëm Real Madridi dhe PSG – unë isha në bisedime për t’u bashkuar me Jurgen Klopp në Liverpool.
“Kam folur me Liverpool-in sepse është klubi i preferuar i mamasë sime, mamaja ime e do Liverpoolin. Nuk e di pse, do të duhet ta pyesni atë.
“Është një klub i mirë dhe ne i takuam ata pesë vjet më parë. Kur isha në Monako i takova. Është një klub i madh”, deklaroi francezi.