image Mbappe sigurt drejt Realit, emri i francezit tashmë nuk figuron në dyqanin e PSG-së

Futboll

Mbappe sigurt drejt Realit, emri i francezit tashmë nuk figuron në dyqanin e PSG-së

news image

Transferimi i Kylian Mbappes tek Real Madridi tashmë duket më afër se kurrë.

Mbappe raportohet se ka arritur marrëveshje verbale për kushtet personale me klubin madrilen, teksa francezi po e pret kohën kur lajmin do t’ia kumtojë ekipit francez.

Ndërkohë, në dyqanin zyrtar të PSG-së, është e pamundur të porositet fanella me numrin 7 dhe me mbishkrimin e Mbappes.

Kjo nxit edhe më shumë lajmet se transferimi i tij tek klubi madrilen tashmë është i pashmangshëm.


/GazetaSinjaliSport/