image Mbappe pas rinovimit: Jam i lumtur që do të vazhdoj aventurën në PSG, në qytetin tim

Futboll

Mbappe pas rinovimit: Jam i lumtur që do të vazhdoj aventurën në PSG, në qytetin tim

news image

Kylian Mbappe ka rinovuar zyrtarisht kontratën me PSG-në.

Francezi refuzoi përfundimisht Real Madridin, për të vazhduar me parisienët.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit francez.

Pas zyrtarizimit, Mbappe është shprehur i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në klubin francez.

“Jam shumë i lumtur që vazhdoj aventurën këtu në Paris Saint-Germain. Të qëndroj në Paris, në qytetin tim.

“Shpresoj se do të vazhdoj të bëj atë që preferoj me ju të gjithë… dhe të fitojmë tituj së bashku! Faleminderit shume“, ka deklaruar Mbappe.

Francezi ka nënshkruar kontratë deri më 2025.

/GazetaSinjaliSport/