image Mbappe 'luan' me ndjenjat e madrilenëve: Do të jem tifozi më i madh i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Mbappe ‘luan’ me ndjenjat e madrilenëve: Do të jem tifozi më i madh i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve

news image

Kylian Mbappe ka treguar se për kë do të bëjë tifo për finalen e Ligës së Kampionëve.

Francezi i cili refuzoi Real Madridin për të qëndruar te PSG, thotë se do të jetë tifoz i madrilenëve në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris.

“Do të jem mbështetësi i parë i Real Madridit për finalen e UCL në Paris, shtëpinë time. Dua të falënderoj Realin dhe Florentino Perezin. E kuptoj zhgënjimin e tyre.

“Unë e kuptoj nderin dhe privilegjin të kërkohem nga një institucion si Real Madridi”, deklaroi ai.

23-vjeçari rinovoi kontratën me PSG-në deri më 2025, ku pritet të përfitojë rreth 100 milionë në javë.

/GazetaSinjaliSport/