Kylian Mbappe ka treguar se për kë do të bëjë tifo për finalen e Ligës së Kampionëve.
Francezi i cili refuzoi Real Madridin për të qëndruar te PSG, thotë se do të jetë tifoz i madrilenëve në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris.
“Do të jem mbështetësi i parë i Real Madridit për finalen e UCL në Paris, shtëpinë time. Dua të falënderoj Realin dhe Florentino Perezin. E kuptoj zhgënjimin e tyre.
“Unë e kuptoj nderin dhe privilegjin të kërkohem nga një institucion si Real Madridi”, deklaroi ai.
23-vjeçari rinovoi kontratën me PSG-në deri më 2025, ku pritet të përfitojë rreth 100 milionë në javë.