image Mbappe kërkon largimin nëse nuk ikën Tucheli

Futboll

Sport/ Mbappe kërkon largimin nëse nuk ikën Tucheli

news image

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të mirë te skuadra e PSG-së.

Ylli francez prej kohësh është një dëshirë e madhe e skuadrës së Real Madridit, ekip ky të cilin e simpatizon edhe vetë futbollisti.

Në ndeshjen e kësaj fundjave, ku PSG fitoi 5-0 ndaj Montepellier, ka pasur një debat mes trajnerit Tuchel dhe Mbappe, për shkak të zëvendësimit të këtij të fundit.

Sulmuesi nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 68’, teksa kishte një debat me trajnerin dhe u duk tepër i mërzitur.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, nga ky moment i sulmuesit francez kërkon të përfitojë Florentino Perez, për ta marrë atë te skuadra e Realit.

Thuhet se spanjollët e kanë përgatitur ofertën për Mbappen me shpresën se do ta bëjnë të tyrin.

Bisedimet mes palëve kanë nisur, teksa lojtari dhe agjenti ia kanë bërë të ditur klubit parisien se do të largohen ata nëse nuk ikën Tuchel.