image Mbappe "godet" Realin, vendos kushte të reja mbi të ardhmen e tij

Futboll

Mbappe “godet” Realin, vendos kushte të reja mbi të ardhmen e tij

news image

Kylian Mbappe ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim tek Real Madrid këtë verë.

Eliminimi i skuadrës së tij pikërisht ndaj Real Madrid në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve veçse i bëri edhe më të qarta gjërat se e ardhmja e Mbappes do të jetë Madridi, shkruan Sinjali Sport.

Megjithatë, së fundi, Mbappe ka dhënë një deklaratë paksa të çuditshme ku e vë në pikëpyetje tani kalimin në Real Madrid.

Francezi ka theksuar se tani ka disa “elementë të rinj”, që do t’i konsideroj para se të vendos për të ardhmen e tij.

“Nuk ka nevojë të flasim shumë, ka elementë të rinj që do t’i konsideroj për të ardhmen time. Nuk është një vendim i lehtë, familja ime do të më ndihmojë. Nuk dua të bëj asnjë gabim. Zgjedhja ime nuk është bërë, këtë e di e gjithë bota”, është shprehur francezi.

23-vjeçari ka zhvilluar 38 paraqitje në të gjitha garat deri tani me PSG-në këtë sezon, duke shënuar 28 gola e dhuruar 20 asistime.

/GazetaSinjaliSport/