Cristiano Ronaldo reagoi sot pas eliminimit të djeshëm të Portugalisë nga Kupa e Botës ndaj Marokos.
Portugezi me anë të një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se me eliminimin e djeshëm, ëndrra e tij më e madhe të fitojë Botërorin, mbaroi.
Më tutje ai shkroi se ai ka luftuar gjithmonë për vendin e tij dhe nuk ia ka kthyer shpinën kolegëve dhe vendit të tij, dhe ndër të tjerash ka thënë se koha do të jetë këshilluesi më i mirë për secilin për t’i nxjerrë përfundimet e veta.
37-vjeçari ka marrë shumë mesazhe mbështetëse në këtë postim, duke mos munguar komentet edhe ndaj emrave të njohur në përkrahje të portugezit.
Një i tillë ishte sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe i cili shfaqi edhe njëherë dashurinë për “idolin” e tij, portugezin Ronaldo.
Ai bëri komentin e tij me tri ’emoji’, të cilat përfshinin kurorën e mbretit, shenjën duke u lutur, si dhe shenjën e dhisë, që simbolizon lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, duke u bazuar nga përkthimi.
Për Ronaldon ky me shumë gjasa ishte Botërori i tij i fundit, ngase në Kupën e ardhshme të Botës ai do të ishte 41-vjeç.