image Mbappe do të mbetet në Paris

Futboll

Mbappe do të mbetet në Paris

news image

Kohëve të fundit flitej se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të kalojë te ekipi spanjoll, Real Madrid, por një gjë e tillë është mohuar nga mediat franceze.

“Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë, sidomos për ekipet spanjolle, Mbappe do të qëndrojë në PSG” – kështu ka shkruar media franceze, Le Parisien.

Ylli francez ka përmirësuar raportet me klubin nga Parisi. E që është i lumtur aty e ka bërë të ditur edhe në rrjetet sociale.

Është e qartë që PSG do të tentojë të rinovojë kontratën që skadon verën e ardhshme

Gjigandi Madrilen po tenton me të gjitha forcat që të transferojë talentin e madh të futbollit, por me sa duket duhet të presë së paku edhe një sezon.

Mbappe para pak ditëve deklaroi se do të donte një triumf në Champions League me Paris Saint-Germain, gjë që ishte afër ta arrinte në vitin 2020, por PSG u mposht nga Bayern Munich në finale./GazetaSinjaliSporti/