image Mbahet seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj

Drejtësi

Mbahet seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj

news image

Sot e nesër, është caktuar të mbahet një seancë apeli në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, njoftojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Më tej në njoftimin e DhSK-së thuhet se sipas rendit të ditës të caktuar nga Paneli i Apelit më 1 dhjetor, secilit ekip do t’i jepet mundësia të paraqesë gojarisht argumentet në mbështetje të apelit.

Më 2 dhjetor, do t’i jepet mundësia Prokurorisë të përgjigjet dhe ekipeve të Mbrojtjes të kundërpërgjigjen.

Gjithashtu, Gucati dhe Haradinaj, nëse dëshirojnë, mund t’i drejtohen personalisht Panelit të Apelit, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

/GazetaSinjali/