image Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim në NATO

Politikë

Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim në NATO

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se sot ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësim në NATO.

“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Gërvalla.

Po ashtu, Gërvalla tha se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.

“Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, deklaroi ajo.

/GazetaSinjali/