Ndarja e këngëtares Demi Lovato dhe aktorit Max Ehrich kohëve të fundit është kthyer në një nga temat më të diskutuara në faqet rozë.
The Sun raportoi se Max Ehrich është fotografuar duke qarë në plazhin e Malibu, në vendin e njëjtë ku i propozoi për martesë yllit amerikan Demi Lovatos.
Dyshja i dhanë fund lidhjes vetëm dy muaj pas fejesës, kurse tani e gjithë vëmendja është kthyer nga ish- i fejuari i Lovatos.
Siç raportohet, Max i ka njoftuar vetë paparacët, për ‘të dhënë shfaqje’ lidhur me ndarjen nga Lovato.
“Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë”, është shprehur një burim.
Miqtë e 28 vjeçares po ashtu bënë të ditur se Demi është shumë në siklet për mënyrën se si po sillet Ehrich.
Ajo njëherësh nuk e pëlqen faktin se ndarja e tyre ka bërë bujë gjithandej në botë. /Gazeta Sinjali/