image Demi Lovato fotografohet me ish të dashurin e Bella-s

Bota e Yjeve

Demi Lovato fotografohet me ish të dashurin e Bella-s

news image

Kanë kaluar vetëm 3 javë pas ndarjes nga Max Ehrich, këngëtarja e njohur, Demi Lovato është parë të kalojë kohë me një figurë tjetër të njohur nga ‘showbiz-i’ i huaj, Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me Bella Thorne.

Dyshja janë fotografuar në një makinë duke qeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.
Është ende e paqartë nëse Demi dhe Mod janë duke përjetuar një romancë bashkë, por të dy ata janë treguar të hapur përsa i përket jetës private.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Demi i dha fund fejesës me Max duke e akuzuar këtë të fundit se ai e kishte përdorur për famë. /Gazeta Sinjali/