image Demi Lovato në lidhje me motrën e Miley Cyrus?

Bota e Yjeve

Demi Lovato në lidhje me motrën e Miley Cyrus?

news image

Këngëtarja Demi Lovato është fotografuar me Noah Cyrus, teksa kanë marrë pjesë së fundmi në mbrëmjen “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë.

Ato janë parë dorë për dore, disa muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë.

Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për realizimin e këngës “Easy”.

Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje dashurie, pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se më herët Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. /GazetaSinjali/