image Demi Lovato gati kishte vdekur nga mbidoza

Bota e Yjeve

Demi Lovato gati kishte vdekur nga mbidoza

news image

Demi Lovato ka folur për herë të parë rreth mbidozës në vitin 2018 duke bërë të ditur përmes një dokumentari se ishte vetëm pak minuta larg vdekjes.

Këngëtarja e famshme amerikane ishte hospitalizuar atë vit pasi ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Këto detaje këngëtarja 28-vjeçare i ka bërë të ditura gjatë një dokumentari të publikuar në Youtube të titulluar “Dancing With the Devil”.

Kam pasur tri goditje në tru, e po ashtu një sulm në zemër. Mjekët e mi thanë se më kishin mbetur vetëm 10 minuta për të jetuar”, është shprehur ajo.

Gjatë një interviste për AP, Demi ka thënë se mbidoza e ka lënë atë me dëmtime në tru duke shtuar se ende i vuan pasojat edhe sot. /GazetaSinjali/