Maturantët në Shqipëri sot i nënshtrohen provimit të maturës në lëndën e matematikës, ku do të testojnë njohuritë e tyre.
Janë rreth 32 mijë maturantë të cilët do të ulen në banka për 2 orë e gjysmë, për t’u testuar.
Pas kësaj, ata kanë lajmëruar se në ora 13.00 do të mbajnë sërish protestë, duke kërkuar rivlerësimin e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për shkak se pretendojnë se ka pasur pasaktësi në pyetje, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ndërsa më 18 qershor është parashikuar provimi i fundit, ai lëndës me zgjedhje./Gazeta Sinjali/