image Maska me dy përbërës që pastron lëkurën në thellësi nga pikat e zeza

Maska me dy përbërës që pastron lëkurën në thellësi nga pikat e zeza

news image

Industria e kozmetikës konsiderohet të jetë një nga më të mëdhat dhe fitimprurëset në të gjithë botën.

Por a dini se shumë kremra e produkte për kujdesin e lëkurës kanë për bazë përbërës natyralë si mjaltin, uji i trëndafilit, vajin e ullirit etj ? Përse të shpenzoni pa fund, kur fare mirë mund t’i lejoni vetes një trajtim si në qendrat estetike, me maskat e përgatitura në kushte shtëpie? Për probleme të ndryshme të fytyrës mund të provoni maska të ndryshme, por më poshtë Living do t’ju japë atë më efektiven dhe të thjeshtën për eleminimin e pikave të zeza.

Sipas US Library of Medicine pikat e zeza shkaktohen nga bllokimi i folikulave të qimeve (po edhe në fytyrë ka qime e push) ose poreve. Pikat e zeza janë akumulime të yndyrës natyrale të fytyrës por që mund të inflamohet për shkak të çrregullimit të hormoneve apo momenteve të stresit; pikërisht për këtë arsye janë më tepër të pranishme gjatë adoleshencës.Ato shpesh nënkuptojnë fillimin e akneve, pasi bllokojnë bakteret në poret e lëkurës, gjë që shpesh çon në infeksion.

Si të shpëtoni nga pikat e zeza

Një nga përbërësit më efektive dhe natyral që mund të përdorni kundër baktereve është lëngu i limonit. Nëse eleminoni bakteret nga poret tuaja, mundësia për t’u krijuar pikat e zeza është shumë e vogël.

Provoni këtë maskë të shpejtë dhe të lehtë me dy përbërës për të shpëtuar një herë e mirë nga ky problem. Kjo maskë e thjeshtë për fytyrën kombinon fuqitë e lëngut të limonit që lufton bakteret me efektetin hidratuese të të bardhëve të vezëve, shkrua living. Proteinat e pranishme në të bardhat e vezëve mund të ndihmojnë në ushqimin e lëkurës tuaj dhe hidratimin e saj në nivel qelizor.

Përbërësit:

1 e bardhë veze

1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur

Përgatitja:

1. Rrihni të bardhën e vezës sapo të arrihet një masë shkumoze

2. Më pas shtoni lëngun e limonit.

Si ta përdorni:

1.Lani fytyrën me ujë të ngrohtë për të hequr papastërtitë

2.Aplikoni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.