image Maska magjike për zhdukjen e rrudhave, ju duhen vetëm mollë dhe patate

Bukuri dhe kujdes/ Maska magjike për zhdukjen e rrudhave, ju duhen vetëm mollë dhe patate

news image

Pas moshës 25 vjeç, rrudhat fillojnë të jenë një problem për çdo vajzë. Ato fillojnë të bëhen më të dukshme, për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë për fytyrën, të cilën mund ta bëni shumë lehtë në kushte shtëpie.

Ju nevojitet vetëm një kokërr patate dhe një kokërr mollë. Merrni pataten, lajeni mirë dhe më pas grijeni, pa ia hequr lëkurën. Shtojini dy lugë gjelle mollë të grirë dhe një lugë çaji limon.

Përzijeni mirë së bashku dhe vendoseni në fytyrë për rreth 20 minuta. Pasi të hiqni maskën, lajeni me ujë të ftohtë dhe më pas vendosni pak akull në qafë dhe fytyrë.

Kjo maskë zvogëlon rrudhat në fytyrë, tendos lëkurën dhe e pastron atë. Aplikoni këtë maskë një herë në javë./Gazeta Sinjali/