image Maska bëhet e obligueshme në Shqipëri

Shqipëri

Maska bëhet e obligueshme në Shqipëri

news image

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 tetor, mbajtja e maskës në Shqipëri do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë, raporton tch, transmeton Gazeta Sinjali.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur sot se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Ndërkohë, në modelin e fletës së gjobës përcaktohet data, vendi i konstatimit të shkeljes, si dhe të dhënat personale si masa në lekë./Gazeta Sinjali/