image Mashtroi mbi 400 njerëz duke iu premtuar viza pune, arrestohet 51-vjeçari në Prishtinë

Siguri

Mashtroi mbi 400 njerëz duke iu premtuar viza pune, arrestohet 51-vjeçari në Prishtinë

news image

Është arrestuar një person me inicialet F.B., 51-vjeçar në Prishtinë pasi që dyshohet për mashtrim, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, mashtrimet dyshohen se kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë kohore që nga viti 2019.

Dyshohet se F.B., ka mashtruar 420 njerëz, duke iu ka marrë shuma parash dhe duke iu premtuar viza pune jashtë vendit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonal po kryejnë veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/