image Mashtrim me peshën e bukës, gjobitet me 1 mijë euro një furrë në Kosovë

Siguri

Mashtrim me peshën e bukës, gjobitet me 1 mijë euro një furrë në Kosovë

news image

Një furrë në komunën e Gjilanit është gjobitur me 1 mijë euro, pasi që kishte mashtruar me peshën e bukës që shisnin.

Gjatë inspektimit është gjetur se buka për të cilën ata deklaronin se është 500 gramë, në realitet peshon më pak, rreth 420-430 gramë, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtoria e Inspekcionit në këtë Komunë përmes një njoftimi ka thënë se ankesat dhe kërkesat e qyetetarëve do të shqyrtohen me seriozitet të plotë.

“Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë. Mashtrimet të cilat janë në dëmin e qytetarit do t’i parandalojmë dhe nuk të ketë tolerime”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si vaj, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten është deklaruar lidhur me rrijten enorme që ka pësuar çmimi i vajit, duke thënë se çmimet janë të paarsyeshme dhe inspektorët do të marrin masa.

Për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe produkteve tjera, pasoi edhe aksioni i Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës në dy depo të operatorëve ekonomik mbrëmjen e kaluar.

Në këto depo, të cilat janë mbyllur për afat të pacaktuar, janë gjetur produkte të cilat janë fshehur, duke deklaruar se ka mungesë të tyre.

/GazetaSinjali/