image Masat e reja po krijojnë kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kosovë

Masat e reja po krijojnë kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri

news image

Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës po vazhdojnë të krijojnë kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Për të hyrë përmes pikës kufitare në Vërmicë, qytetarët po presin 25 deri në 35 minuta, kurse për të dalë 3 deri në 5 minuta.

Në kufirin me Shqipërinë, qytetarëve po iu kërkohet të kenë me vete testin PCR, ose dëshmi të vaksinimit.

Pra, nëse posedoni dëshmi të vaksinimit, atëherë nuk është i nevojshëm testi PCR. /GazetaSinjali/