image Masat e reja - Kur duhet ta mbani maskën në plazhet e Shqipërisë

Shqipëri

Masat e reja – Kur duhet ta mbani maskën në plazhet e Shqipërisë

news image

Këtë verë, njerëzit po mundohen të mbrohen jo vetëm nga dielli dhe temperaturat e larta, por edhe nga COVID-19.

Një protokoll i posaçëm për të gjitha bizneset dhe personat që kanë vendosur të pushojnë në këtë sezon veror, pas kalimit të një periudhe të vështirë të pandemisë së COVID-19, është akoma në fuqi.

Ministria e Turizmit miratoi protokollin për sezonin turistik. Edhe pse detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e hapura është hequr, në protokoll specifikohen rastet kur duhet përdorur. Përjashto ashensorin, në rastet e tjera maska u kërkohet që të përdoret nga stafet e hoteleve dhe restoranteve.

Rastet e përdorimit të maskës

Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve.

Të gjithë artikujt e përdorur me një përdorim (peshqir dore, doreza, maska,) duhet të vendosen në një enë me kapak dhe të hidhen sipas menaxhimit të mbeturinave të rrezikshme.

Rekomandohet mbajtja e maskës ne mjediset e ashensorit.

Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.

Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet e sigurta. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojës kur preken ushqimet. /GazetaSinjali/