Me lehtësimin e masave ka rënë edhe numri i tiketave të shqiptuara, në bazë të ligjit antiCOVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 79 sosh, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së hënë kur dhe kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga qeveria, policia ka shqiptuar 139 tiketa.
Mirëpo një numër më i madh i gjobave të shqiptuara nga ana e Policisë është bërë para hyrjes në fuqi të masave të reja. Vetëm gjatë ditës së diele, 387 qytetarëve u janë shqiptuar gjoba.