image Sa u respektuan masat antiCOVID ditëve të fundit në Kosovë, ky është numri i gjobave të shqiptuara

Siguri

Sa u respektuan masat antiCOVID ditëve të fundit në Kosovë, ky është numri i gjobave të shqiptuara

news image

Policia e Kosovës po vazhdon t’i dënojë qytetarët e Republikës së Kosovës për shkelje të masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga dita e hënë të kësaj jave e deri më sot janë shqiptuar gjithsej 3965 gjoba për të gjithë personat që nuk i kanë zbatuar masat e vendosura nga Qeveria ndaj luftës së COVID-19.

Kjo shifër i bie mesatarisht 793 gjoba për një ditë, që janë dhënë nga zyrtarët policorë.

Numër ky jo i vogël, pasi çdo ditë numri i rasteve me koronavirus në vend është në rritje e sipër.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 912 tiketa në bazë të ligjit COVID-19. /Gazeta Sinjali/