image Aksioni i Policisë në Gjilan: Mbi 90 gjoba për ata që shkelën masat e Qeverisë

Siguri

Aksioni i Policisë në Gjilan: Mbi 90 gjoba për ata që shkelën masat e Qeverisë

news image

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 93 fletëparaqitje për mos respektim të masave anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas zëdhënësit Ismet Hashani, këto gjoba janë shqiptuar në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit.

“Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të  masave  të  ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë COVID-19, për njëzet e katër orët e fundit, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 93 fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre  masave”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë./Gazeta Sinjali/