image Mbi 350 gjoba u shqiptuan për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID në Ferizaj

Siguri

Mbi 350 gjoba u shqiptuan për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID në Ferizaj

news image

Vetëm gjatë kësaj fundjave, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19, ka shqiptuar 357 tiketa për ata të cilët nuk kanë respektuar këto masa, shkruan Gazeta Sinjali.

“Këto masa janë respektuar nga shumica qytetarëve, fale ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

/Gazeta Sinjali/