image ​Masat antiCOVID-19, policia në Mitrovicë shqipton 93 gjoba

Siguri

​Masat antiCOVID-19, policia në Mitrovicë shqipton 93 gjoba

news image

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Jug, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me zbatimin e masave kundërCOVID-19, shkruan Gazet Sinjali.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti ka konfirmuar se sot në intervalin kohor 07:00–19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba.

“Të gjitha këto janë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë”, është shprehur ai.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë konfirmuar 329 raste pozitive, pesë vdekje dhe 555 persona të shëruar.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 149, Pejës 20, Drenas 19, Podujevës 17, Gjakovës 16, Lipjanit 16, Mitrovicës 15 raste, etj.

/Gazeta Sinjali/