Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje online në të cilën janë miratuar masat e reja në mbrojtje ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje është vendosur që maska në hapësirat e jashtme nuk është më e nevojshme si dhe muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve.
Gjithashtu, masat tjerat që hyjnë në fuqi nga nesër janë:
- Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;
- Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;
- Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;
- Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
- Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet;
- Hapen fitneset.