image Masat e Qeverisë shkelen haptas në Prishtinë

Sociale

Masat e Qeverisë shkelen haptas në Prishtinë

news image

Duket se masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës, nuk po i përfill askush, madje, masat nuk u përfillën as nga vet Qeveria, shkruan Gazeta Sinjali.

Fillimisht u raportua numër i madh i qytetarëve tek ia mësynë Shqipërisë, tanimë nuk po përfillet as masa e ndalimit të tubimeve.

Gjatë këtyre ditëve, në Shqipëri ia mësynë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e shumë anëtarë tjerë, derisa edhe vet kanë publikuar fotografi në rrjete sociale.

Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar fotografi nga mbi kurrizi, lagjja “Dardania”, ku shihet një numër i madh i qytetarëve duke pirë kafe në ambiente të hapura, porse distanca nuk respektohet.

/Gazeta Sinjali/