image Masakrimi i gazetarit Ali Uka, Thaçi: Natën e vrasjes ishte me njerëz të Berishës

Rajon

Shqipëri/ Masakrimi i gazetarit Ali Uka, Thaçi: Natën e vrasjes ishte me njerëz të Berishës

news image

Prokuroria ka vendosur edhe njëherë të arkivojë dosjen më 10 tetor 1997.

Disa muaj para asaj dite më 29 Korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Ukaj, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vrasja e Aliut sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij që u akuzua në Tiranë, por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund të korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte ta përgatiste dhe ta botonte në Gazetën Shqiptare ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së /Topchannel