image Masa drastike për Manchester City, klubi mund të përjashtohet nga Premier League

Futboll

Masa drastike për Manchester City, klubi mund të përjashtohet nga Premier League

news image

Manchester City mund të përballet me një sërë masash deri në përjashtim nga Premier League angleze, kjo për shkak të shkeljeve financiare të kryera.

Skuadra me president Sheikun Mansur është njoftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një shkrese zyrtare, në të cilën përmendet shkeljet e rënda financiare të kryera.

Shkeljet janë kryer në periudhën nga shtatori i 2009-ës e deri në sezonin 2017-2018 dhe tani do t’i referohen komisionit të pavarur. Në total mbi 100 akuza, duke nisur nga transferimi i futbollistëve të mitur të cilëve u është bërë presion për nënshkrimin e kontratave e deri tek sponsorët që kanë siguruar vetëm një pjesë të pagesës për klubin.

Ardhja e këtyre akuzave nuk është diçka e rastësishme, pasi nuk është kundërshtuar nga drejtuesit e skuadrës angleze. Në reagimin e bërë prej tyre thuhet se mirëpresin shqyrtimin e çështjes nga komisioni i pavarur, por duke shqyrtuar të gjitha materialet dhe dokumentacionin të cilin skuadra ja ka drejtuar federatës angleze të futbollit. Në përfundim, në njoftimin e klubit thuhet se kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

/GazetaSinjaliSport/