Gabriel Martinelli ka premtuar se Arsenali do të synojë të fitojë në çdo ndeshje që do të luajë teksa synon të sigurojë titullin e Premier League.
‘Topçinjtë’ janë pesë pikë përpara në krye të Premier League pas 14 ndeshjesh. Skuadra e Mikel Artetës shpreson të fitojë titullin e tyre të parë që nga 2003-04 dhe Martinelli thotë se do të japin gjithçka për ta bërë këtë.
“Nëse na shihni në stërvitje, do të kuptoni pse po luajmë mirë, sepse edhe në një lojë të thjeshtë pasimin askush nuk dëshiron të humbasë,” deklaroi ai në “The Player’s Tribune”. “Në shtëpi nuk kemi humbur ende asnjë pikë, sepse atmosfera këtë sezon është më e mirë se kurrë. Kundërshtarët gjithmonë e ndjejnë presionin në Emirates.”
Ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë të shkojmë për fitore në çdo ndeshje, sepse kjo është ajo që duhet të bëjë ky klub. Arsenali nuk është për ‘të marrë një pikë’. Arsenali nuk është për të përfunduar në vendin e katërt. Arsenali është për titujt e ligës, Champions League. Kjo është ajo që meritojnë tifozët”.
Humbja e vetme e Arsenalit në Premierligë këtë sezon erdhi kundër Manchester United, ndërsa ata lëshuan pikë edhe në një barazim 1-1 kundër Southampton. Megjithatë, përveç kësaj, ata kanë mposhtur skuadrat si Liverpool, Chelsea dhe Tottenham, por ata ende nuk kanë luajtur kundër kampionëve në fuqi Manchester City, të cilët ndodhen në pozitën e dytë në tabelë, me pesë pikë më pak se londinezët.
Skuadra e Artetës është jashtë fushës ndërkohë që Botërori zhvillohet në Katar. Ata kthehen në detyrën e Premier League më 26 dhjetor me një ndeshje në shtëpi kundër West Ham.