image Marshohet në Ditën Botërore të ndërgjegjësimit për autizmin

Sociale

Marshohet në Ditën Botërore të ndërgjegjësimit për autizmin

news image

Nën moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, familjarë, shoqata dhe përfaqësues të institucioneve kanë marshuar sot në Ditën Botërore të Autizmit.

Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë dhe ka vazhduar deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

/GazetaSinjali/