image “Marrin 800 euro dhe 3 telefona” - grabitje e armatosur dhe me maska në një pompë derivatesh në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ “Marrin 800 euro dhe 3 telefona” – grabitje e armatosur dhe me maska në një pompë derivatesh në Prishtinë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ku persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur rreth 800 euro në një pompë derivatesh, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë bërë me dije se grabitësit përveç se kanë marr 800 euro nga punëtori, po ashtu kanë grabitur edhe tre telefona celular.

Punëtori në momentin e grabitjes nuk kishte qenë i vetëm, por së bashku me dy të afërm të tij, të cilët po ashtu janë bërë viktimë të rastit.

Më tutje kuptohet se të gjithë ngjarjen e kanë incizuar kamerat e sigurisë, në të cilat është parë se personat pasi kanë kryer grabitjen janë larguar me një veturë të tipit ‘Golf 4’./Gazeta Sinjali/