image Marrëveshja për targat, vjen reagimi i Borrellit

Politikë

Marrëveshja për targat, vjen reagimi i Borrellit

news image

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat, e cila u nënshkrua sot në Bruksel.

Borrell ka thënë se tani është koha që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për normalizimin e marrëdhënieve.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, të lehtësuar nga emisari, Miroslav Lajçak, për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Borrell në Twitter./Gazeta Sinjali/