image Punësimi sezonal dhe akomodimi, këto janë përfitimet e kosovarëve në marrëveshjen me Malin e Zi

Rajon

Punësimi sezonal dhe akomodimi, këto janë përfitimet e kosovarëve në marrëveshjen me Malin e Zi

news image

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e hotelerisë dhe turizmit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, e ka nënshkruar marrëveshjen me Drejtorin e Turizmit në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga.

Sogojeva tregoi se pjesë e marrëveshjes është se Kosova merr garancion për turistët e saj, që çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit të janë të koordinuar të dyja palët.

“Kjo marrëveshje është qeveritare në këtë mënyrë ne e marrim një garancion që turistët tash e tutje në njëfarë forme do të jenë në kontrollin tonë që për çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit dhe rreth akomodimit në njëfarë mënyre të jemi të koordinuar të dyja palët”, tha ai për Klan Kosovën.

Sipas tij, njëri prej qëllimeve kryesore të marrëveshjes janë edhe punëtorët sezonalë që punojnë gjatë sezonit në Mal të Zi.

“Një prej qëllimeve kryesore janë punëtorët sezonalë sepse fuqitë punëtore që i kemi rezervë ose më shumë që nëse kërkohet të vijnë të punojnë gjatë sezonit dhe nëpërmjet Odës kjo është e realizueshme për të gjitha të drejtat e tyre”, tha Sogojeva./Gazeta Sinjali/