Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka lënë të kuptohet se Milan Skriniar tani do të qëndrojë te Interi, ndërsa ata ‘do të flasin’ me Fiorentinën për Nikola Milenkoviçin.
Planet e transferimit të Interit nuk kanë shkuar në mënyrën siç ata e kanë planifikuar, pasi humbën garën për shërbimet e Paulo Dybalas dhe Gleison Bremer, njëri duke u transferuar tek Roma dhe tjetri tek Juventusi.
E gjithë kjo u shkaktua nga vonesat për të shitur Skriniar te PSG ose për të hequr Alexis Sanchez nga lista e pagave me një përfundim të parakohshëm të kontratës.
Tifozët tani po i kërkojnë Interit që të mbajë Skriniar, edhe nëse Paris Saint-Germain rrit ofertën e tyre për të arritur 70 milionë euro, pasi ai ka një marrëveshje bazë për vazhdimin e kontratës përtej 2023.
Marotta la një takim të Lega Serie A në Milano sot dhe u pyet nëse Skriniar do të qëndrojë.
“Unë kam folur tashmë për këtë,” u përgjigj ai.
Kur u pyet për lidhjet me qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Milenkoviç, Marotta ishte më i hapur.
“Ne do të flasim për këtë, ne do të flasim.”