Një market në Prishtinë ka disa ditë që ka hapur shpallje për një vend të lirë pune.
Oferta e cila shihet në portalet e shpalljeve publike qartëson se orari i punës është me marrëveshje, ndërsa paga bazë do të jetë 320 euro.
Por, femrat që e kanë kontaktuar pronarin janë ndarë të zhgënjyera nga kërkesat e tij. Në bisedën me të, pronari thotë se femra duhet të jetë joserioze e provokuese.
Një nga femrat që ka kontaktuar me pronarin ka folur për Indeksonline ku ka treguar bisedën e turpshme të pronarit në fjalë.