Pa energji, pa ngrohje dhe shkrirja e borës për ujë janë disa nga telashet me të cilat po përballen ukrainasit.
Në Mariupol u shty një evakuim këtë mëngjes.
Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën atje. “Këtë natë granatimet ishin gjithnjë e më afër”, i citon MSF të kenë thënë ata.
Tutje ai shtoi: “Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe“.
Sipas njerëzve [të tjerë], shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar, shkruan BBC.
Ende nuk ka energji, ujë, ngrohje dhe lidhje celulare. Askush nuk ka dëgjuar ende për ndonjë evakuim. Farmacitë janë pa ilaçe.
Mariupol ka qenë nën granatime jashtëzakonisht të rënda për disa ditë. Është dashur të ketë një armëpushim të përkohshëm për të lejuar civilët të arratisen, por Rusia nuk e respektoi këtë, sipas autoriteteve ukrainase.