image Marihuanë në veturë e në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Marihuanë në veturë e në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person është arrestuar nga policia, pasi që të njëjtit i janë gjetur substanca narkotike në veturë dhe në shtëpinë e tij.

Policia njofton se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën  e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë (14) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram. Është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë (2150) € dhe një telefon celular” thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/