image Marcelo ngrit titullin e La Ligas dhe bëhet lojtari më i dekoruar në histori të Real Madridit

Futboll

Marcelo ngrit titullin e La Ligas dhe bëhet lojtari më i dekoruar në histori të Real Madridit

news image

Real Madridi edhe zyrtarisht fitoi titullin e La Ligas pas fitores së thellë 4-0 ndaj Espanyolit këtë të shtunë.

Madrilenët kanë triumfuar në titullin e La Ligas për herë të 35-të në histori të klubit, më shumë se çdo klub tjetër spanjoll.

Me këtë triumf, ikona e Real Madridit, Marcelo tashmë është bërë lojtari më i dekoruar në histori të klubit madrilen.

Braziliani ka fituar 24 trofe gjatë karrierës së tij me Real Madridin, duke u bërë futbollisti me më së shumti trofe të fituara me klubin spanjoll.

33-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni pasi i skadon kontrata e tij.

/GazetaSinjaliSport/